Marjana Semini u emërua gjyqtare në Gjykatën Kushteteuse në fund të vitit të kaluar.
Ajo ishte e fundit në radhë nga ekspertët e nivelit të lartë, të cilët u angazhuan për hartimin e Reformës në Drejtësi në vitin 2015 që u promovua në një detyrë kaq të rëndësishme.
Rasti i Seminit nuk ishte i vetëm Gent Ibrahimi u zgjodh anëtar i Kushtetueses po vitin e kaluar. Ai drejtoi Këshillin e Lartë të Prokurorisë për tre vite para se të shkonte në gjykatën më të rëdësishme në vend. Ibrahimi gjithashtu ka qënë ekspert i nivelit të lartë gjatë hartimit të reformës në drejtësi.
Të promovuar në postet të rëndësishme të sistemit të drejtësisë janë edhe disa ekspertë te tjerë të cilat vendosën mënyrën si do ndërtohej sistemi i ri i drejtësis.
Ardian Dvorani ishte njëri prej tyre por ai nuk u zgjodh anëtarë i kushteteuses pasi parlamenti votoi për Marjana Seminin.
Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi, është njëri prej të promovuarve. Ai u zgjodh në krye të kësaj shkolle në verën e 2020.
Në listën e eskpertëve të nivelit të lartë është edhe Sokol Sadushi zëvendëskyretari aktual i Gjykatës së Lartë dhe anëtari tjetër i kësaj gjykate, Ilir Panda.
Këto emërime të poste shumë të rëdësishme të sistemit të drejtësisë kanë ngritur disa pikëpyetje për konflikt interesi apo vendosjen në kushte të pabarabarta kandidatët që kanë konkuruar me këta persona.
Nga gjashtë ekspertët e nivelit të lartë të promovuar në sistemin e ri të drejtësisë, vetëm gjyqtari Ardian Dvorani i është nënshtruar procesit të vetingut nga komisionet që janë ngritur për këtë proces KPK dhe KPA.
Vetingu i pesë të tjerëve që nuk vijnë nga radhët e magjistratëve, është kryer ose po kryhet nga Këshilli i Emërimve në Drejtësi ose Këshilli i Lartë Gjyqësor.
Vetingu i kryer nga komisionet perceptohet se ka një standard më të lartë se ai i kryer KLGJ, KLP apo KED.
Në shumë raste, raportet pozitive të këtyre isntitucioneve janë rrëzuar KPK apo KPA të cilat kanë gjetur probleme sidomos në kriterin e pasuirsë.
Hetimet admnistrative të komisioneve të vetingut kanë gjëtur mangesi edhe në hetimin që kyren Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit. Raportet e këtij të fundit janë cilësuar si pa probleme nga KLP, KLGJ dhe KED.
Procesi i rivlerësimit kalimtar është i detyrueshëm për të gjithë gjyqtarët, prokurorët apo ndihmësit ligjorë që në momentin e hyrjes në fuqi të legjislacionit të reformës. Procesit të vetingut mund t’i nënshtroheshin me dëshirë edhe ish-gjyqtarët dhe ish-prokurorët që ishin larguar nga sistemi përpara hyrjes në fuqi të legjislacionit të ri.



