Puna me orare të zgjatura mund të mos jetë aq e dëmshme sa e mendoni

Puna me orare të zgjatura mund të mos jetë aq e dëmshme sa e mendoni

Shumë njerëz do të pranonin me qejf reduktimin e orëve të të punës. Por të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë the Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik sugjerojnë se reduktimi i orëve të punës nuk është garanci për më pak stres.

Vendet ku punohet me orare të zgjatura, që janë kryesisht vende të varfra, zakonisht kanë më pak raste të raportuara stresi ose sëmundjesh të lidhura me të. Vendet me pak orë pune, kryesisht vendet e pasura, kanë incidencë të lartë të ankthit dhe depresionit. Qeveria finlandeze dhe ajo franceze po diskutojnë që punonjësve t’u jepen 6 javë leje të paguar në vit. Megjithatë, në këto vende njerëzit raportojnë nivele të larta të stresit.

Sipas raportit të OBSH-së, vendi me nivelin më të lartë të stresit është Holanda. Në vitin 2012, ankthi dhe depresioni ishin shkaqet që çonin te doktori më shumë se kanceri i stomakut,  i zorrëve, i mëlçisë, i pankreasit, i mushkërive, i gjoksit dhe i mitrës, të marra së bashku.

Përkundrazi, punëtorët meksikanë që punonin 60% më shumë, rezultuan me gjysmën e problemeve psikologjike të holandezëve.

Mundet që më shumë orë në punë t’u lënë njerëzve më pak kohë për të reflektuar mbi problemet e jetës. Por nivelet e ulëta të stresit jo domosdoshmërisht mund të jenë lajm i mirë. Njerëzit që jetojnë në vende të varfra janë më pak të prirë të raportojnë problemet e shëndetit mendor, ndërsa shërbimet shëndetësore u kushtojnë më pak rëndësi këtyre problemeve.

Ata që nuk priren për të kërkuar ndihmë mund të gjejnë mënyra të tjera për t’i zgjidhur problemet. P.sh. Koreja e Jugut ka prevalencën më të ulët të ankthit apo depresionit të raportuar, por ka numrin më të lartë të vetëvrasjeve.   / Përgatiti: Gazmira Sokoli / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy