Emrat e binjakëve të Beyonce nuk mund t’i ketë kushdo.
Jay Z dhe Beyonce kanë vendosur dy emra që nuk i kishim dëgjuar më parë.
Sipas “TMZ” çifti i njohur ka pagëzuar me emrin Sir djalin dhe me Rumi vajzën.
Të dy emrat kanë kuptime të veçanta, dhe janë patentuar nga prindërit që të mos përdoren nga kushdo.
Por çfarë kuptimi kanë emrat e të vegjëlve të Beyonce?
Sir po ta përkthejmë në shqip do të thotë Zotëri, ndërsa emri i vajzës, vjen nga japonishtja që ka kuptimin bukuri.
Beyonce dhe Jay Z ende nuk e kanë konfirmuar lindjen e binjakëve, por që gjithsesi tashmë është marrë vesh që ata kanë lindur më 18 qershor.



