Ligji për mjekët e rinj, Kushi: Po na falenderojnë prindër e studentë

Ligji për mjekët e rinj, Kushi: Po na falenderojnë prindër e studentë

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi gjatë fjalës së saj në seancën parlamentare, ku pritet të votohet projektligji për trajtimin e veçantë të studentëve të Fakultetit të Mjekësisë u shpreh se qeveria ka detyrimin të garantojë shërbim shëndetësor për qytetarët. Kushi tha në fjalën e saj se ligji motivohet nga nevoja për të garantuar shëndetin e qytetarëve. “Sot do të miratojmë projektligjin për trajtimin e veçantë të studentëve të Fakultetit të Mjekësisë. Një ligj i cili ka ngjallur diskutime, ka ngjallur debate edhe në komisionet parlamentare, në media dhe në opinionin publik. Por qartazi, ata që e mbështesin ligjin janë, shumë më shumë në numër, se sa ata që e kundërshtojnë atë. Nga njëra anë kemi opozitën dhe një pjesë të studentëve, të cilët e kundërshtojnë me pretendimin se ligji është antikushtetues, antidemokratik. Nga ana tjetër kemi opinion e gjerë publik, kemi mjekët, kemi qytetarët, kemi ekspertët, kemi madje prindërit e studentëve të cilët jo vetëm na mbështesin në këtë iniciative, por madje dhe na falënderojnë. Sepse thelbi i ligjit është garantimi i jetës dhe shëndetit të qytetarëve. Sipas ministres, ligji nuk është antikushtetues, por do të shërbejë si mekanizëm për të plotësuar nevojat me mjekë dhe profesionistë të fushës së mjekësisë në spitale, në qendra shëndetësore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy