Kreu i Partisë Socialsite ka paralajmëruar deputetët socialistë që të jenë gati për një refuzim të mundshëm të opozitës për të çuar bashkarisht përpara miratimin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvend për Reformën në Drejtësi.
Në mbledhjen e Kryesisë së grupit të mbajtur gjatë paradites, Kryeministri është shprehur se opozita nuk po i afrohet marrëveshjes dhe se PS duhet të jetë e përgatitur për këtë opsion.
Rama u ka kërkuar deputetëve dhe Ministrave të jenë të pranishëm në seancat e fundit plenare, deri në mbyllje te sesionit të Kuvendit.



