“Telegraph” flet për vendim gjykate: Operacion sekret i “Home Office” për lidhjet e Berishës me krimin

“Telegraph” flet për vendim gjykate: Operacion sekret i “Home Office” për lidhjet e Berishës me krimin

Media britanike “The Telegraph” i ka kushtuar një artikull vendimit të Komisionit të Posaçëm të Apelit për Imigrimin në Britaninë e Madhe, që la në fuqi sanksionet ndaj kreut të PD Sali Berisha, i cili është shpallur “non grata” nga Londra zyrtare.

Në shkrim flitet për një vendim gjykate në lidhje me padinë e Berishës. Po ashtu zbulohet se targetimi i Berishës ishte pjesë e një operacioni sekret, ku u përfshi "Home Office", dhe synohej goditja e bosëve shqiptarë të krimit që vepronin në Mbretërinë e Bashkuar.  

 

Drupal Ad

 

 

 

"Ish-Presidentit të Shqipërisë i është ndaluar hyrja në Britani për lidhjet e tij të dyshuara me krimin e organizuar. Sali Berishës, i cili aktualisht është kreu i opozitës në vend, iu komunikua të hënën se apeli i tij kundër ndalimit të hyrjes në Britaninë e Madhe për arsye të sigurisë publike ishte refuzuar. Ai tani do të përballet me një ndalim të përjetshëm pasi Komisioni i Posaçëm i Apelit për Imigrimin zbuloi se ai kishte lidhje ‘të qarta’ me grupet e krimit të organizuar që përbënin një kërcënim për sigurinë publike në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shqipëri. Home Office tha se ai kishte përdorur lidhjet për të fuqizuar ambiciet e tij politike dhe e akuzoi atë për përdorimin e pozitave të tij për t'u përfshirë në korrupsion dhe sjellje kriminale në mënyrë që të pasuronte veten dhe rrethin e ngushtë”.

The Telegraph” shkruan se Berisha është njëri prej disa politikanëve ballkanikë, që u vendosën nën target, nga një operacion sekret i Ministrisë së Jashtme dhe Ministrisë së Brendshme, të koduar "Crime State Nexus" për të ndaluar bosët shqiptarë të krimit që vepronin në Mbretërinë e Bashkuar.  79-vjeçari Berisha, shkruan “The Telegraph”, përballet me akuza në Shqipëri se ai përdori ndikimin e tij kur ishte kryeministër midis viteve 2005 dhe 2009 për të favorizuar dhëndrin e tij në privatizimin e tokës shtetërore, akuza të cilat ai dhe vajza e tij i mohojnë.

"Ai u vendos në arrest shtëpiak në dhjetor, megjithëse prokurorët nuk kanë ngritur asnjë kallëzim penal. Vendimi i Britanisë për t’i ndaluar hyrjen z.Berisha nga vendi erdhi një vit pasi ai u përjashtua nga SHBA-të për korrupsion të dyshuar dhe abuzim me pushtetin. Berisha apeloi kundër vendimit në Komisionin e Posaçëm të Apelit për Imigrimin në Londër në mars, duke argumentuar se ai u ndalua nga Mbretëria e Bashkuar në bazë të pohimeve të rreme të paprovuara. Dokumentet vinin në dukje për keqpërdorimin e pretenduar të pushtetit kur ai ishte kryeministër, duke përfshirë emërimin e zyrtarëve të korruptuar, ndërhyrjen në sistemin gjyqësor të Shqipërisë për të mbrojtur vartësit nga hetimet dhe procedurat gjyqësore dhe mbikëqyrjen e paligjshme të kundërshtarëve politikë”.

Vihet në dukje se operacioni i përbashkët i Home Office-Foreign Office u krijua për të dobësuar kërcënimin nga grupet e krimit të organizuar dhe për të mbrojtur interesat e Britanisë në rajon.

"Gjykata u informua se lidhjet midis politikës dhe krimit në Ballkanin Perëndimor krijojnë një “mjedis lejues në të cilin kriminelët e rëndë dhe grupeve të krimit të organizuar, që mund të veprojnë dhe të përfitojnë nga mbrojtja politike e politikanëve të korruptuar nga aktivitetet e zbatimit të ligjit”. Kjo mbrojtje politike u siguron grupeve të krimit të organizuar rrugë shtesë për të pastruar paratë dhe u mundëson atyre të përdorin Shqipërinë si një "strehë të sigurt nga e cila mund të operojnë", thuhej në një dokument të Home Office.  Në këmbim, grupet e krimit të organizuar do të ndihmojnë një politikan gjatë zgjedhjeve duke blerë vota dhe duke frikësuar votuesit”.

Berisha në një deklaratë tha:

"Nuk ka asnjë provë apo fakt për ndonjë veprim të kundërligjshëm. Unë mbetem i bindur se rruga e drejtësisë që do të vazhdoj do t'i shërbejë së vërtetës dhe do të godasë korrupsionin transnacional në atë mënyrë që meriton”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy