Sot funerali i Mbretëreshës Elizabeth, nga ceremonia me liderë botërorë, deri te varrimi privat

Sot funerali i Mbretëreshës Elizabeth, nga ceremonia me liderë botërorë, deri te varrimi privat

Ditën e sotme mbretëresha Elizabeth II, do të përcillet ditën e sotme në banesën e fundit, ku do të organizohet ceremoniali i funeralit.

Ceremonia funerale do të mbahet në katedralen Westminster Abbey, ku do të ndiqet nga shumë liderë botërorë, në total 2 mijë të ftuar.

Arkëmorti me trupin e mbretëreshës nga katedralja Westminster Abbey ku do të mbahet shërbimi fetar, do të përcillet në kështjellën Windsor, ku do të mbahet ceremonia private e varrimit.

Kortezhi me trupin e pajetë, do të ndiqet nga mbreti Charles dhe anëtarët e familjes mbretërore, për të nisur ceremonia në katedrale në orën 11.00.

Në orën 13.00 do të bëhet dërgimi i arkivolit të Mbretëreshës së ndjerë në kështjellën Windsor, ndërsa në 15.00 do të mbyllet varrimi privat, për të vijuar me dy shërbesa të tjera, të cilat përfundojnë rreth orës 20.00.

Në mesin e anëtarëve të familjes mbretërore që do të ndjekin arkivolin e Mbretëreshës Elizabeth në procesionin e shkurtër nga Westminster Hall do të jenë edhe princat George dhe Charlotte, 9 dhe 7 vjeç, fëmijët e princit të kurorës William, ndërsa do të mungojë djali i vogël 4-vjeçar Louis.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy