Analistët Plator Nesturi dhe Ilir Kalemaj duke folur në MCN Live paralajmërojnë rrjedhje nga grupi parlamentar i PD-së pas rezultateve në zgjedhjet e 6 marsit, ku partia e drejtuar nga Basha renditet e treta në pesë bashki.
Plator Nesturi deklaron:
Sipas informacioneve mund të kesh deputetë të tjerë që mund të rrjedhin. Duken, janë personazhe që nuk janë ndjerë dhe nuk janë përfshirë në fushatën elektorale. Po flasim për deputetë të PD-së. Ka plot deputetë që fare s’janë angazhuar gjatë kësaj kohe, kanë qenë të heshtur dhe kanë parë si do të rrjedhë ngjarja. Mund të jetë edhe z.Rrushaj një nga ata, që u tërhoq me lezet nga kreu i grupit parlamentar. Por realisht kjo s’do të sjellë di çka të re. Realisht ajo çka i duhet opozitës është të lëpijë plagët dhe t’i shërojë ato, dhe të ringrihet nga e para. Por helmi dhe përplasja po shkojnë më tej.
Ilir Kalemaj shprehet:
I vetmi ndryshim që mund të prodhojë është aktualisht në grupin parlamentar. Para zgjedhjeve kishim 13 deputetë të rreshtuar hapur pro z. Berisha. Efekti i parë i pritshëm është a do ketë rrjedhje, mund të jetë z.Mziu, z.Rrushaj. Janë disa deputetë që ose nuk janë pozicionuar ose kanë folur kundër të dyve.



