Një 23-vjeçar është plagosur me armë zjarri orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në kryeqytet. Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur” Qyteti i Nxënësve” ku i lënduari me iniciale A.B është gjetur i shtrirë në trotuar nga kalimtarët, të cilët kanë lajmëruar policinë.
23-vjeçari është dërguar me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Në vendgjarje policia ka sekuestruar në cilësine e provës materiale 3 gëzhoja.
Blutë kanë identifikuar autorin e ngjarjes dhe po punojnë për ndalimin e tij.
Paraprakisht dyshohet se konflikti mes të lënduarit dhe autorit ka nisur në rrjetet sociale e me pas ka përfunduar ne përdorimin e armës së zjarrit.
Njoftimi i policisë:
“Më datë 09.10.2016, rreth orës 00:35, në rrugën “Bedri Karapici”, ka patur një konflikt.
Si pasojë e këtij konflikti është plagosur me armë zjarri shtetasi A. B., 23 vjeç, i cili ndodhet në SQU, nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje janë gjetur 3 gëzhoja dhe mjeti tip “Volksëagen”, në pronësi të autorit të dyshuar.
Punohet për kapjen e shtetasit Sh. T., i dyshuar për kryerjen e kësaj ngjarje kriminale”.



