
Ish-kandidati i djathtë për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, solli në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” pamje të kinemasë së Baldushkut, e inauguruar nga kryebashkiaku Veliaj katër vjet më parë, Këlliçi tha se që prej asaj kohe, ndërtesa është thjesht në këmbë, por pa asnjë funksion.
Më 15 qershor 2020, Erion Veliaj inauguron kinemanë e Baldushkut, 530 milionë lekë. Më 2 prill 2023, kinemaja e Baldushkut nuk është funksionale. Ambientet brenda janë të pasuvatuara. Ndërkohë në atë që shpërndante zyra e komunikimit ishte krejt gjë tjetër. Për të ilustruar hajdutërinë e tij shërbejnë këto. Kryevepra është ajo e inceneratorëve.



