Itali/ Tre “skifterat” në pranga, ja si i zbuluan banorët e zonës

Itali/ Tre “skifterat” në pranga, ja si i zbuluan banorët e zonës

Tre shqiptarë janë arrestuar në Itali për vjedhje falë bashkëpunimit të vetë qytetarëve të zonës në “Whatsapp”. Ata janë arrestuar nga policia në një bujtëinë të zonës, ku strehoheshin prej kohësh.

Banorët e zonës së Precottos, të cilët kanë krijuar një grup në “Whatsapp” për të komunikuar dhe për të parandaluar vjedhjet në banesat e tyre, kanë publikuar një video të njërës prej vjedhjeve. Gjatë kontrollit në dhomën ku të tre shqiptarët rrinin bashkë janë gjetur 5 mijë euro, 6 mijë dollar kanadezë dhe amerikanë, 20 parfume të markave të ndryshme, 25 orë, 15 varëse, unaza, rripa, çanta etj.

Mediat italiane shkruajnë se të arrestuarit janë Alban Rrucaj, 28 vjeç, dhe Benard Lika, 21 vjeç, të dy me precedentë të mëparshëm për vjedhje si edhe 25-vjeçari Erjon Rrucaj, pa precedentë të mëparshëm.

Policia e zonës thotë se pa ndihmën e banorëve, arrestimi i tyre do të kishte qenë i pamundur.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy