Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 gjatë 24 orëve

Ulet numri i të infektuarve me Covid-19 gjatë 24 orëve

Gjatë 24 orëve të fundit, në vendin tonë janë regjistruar 293 raste pozitive me koronavirus. Në raportimin ditor të rasteve, Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se nga 2,793 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë 158 qytetarë në Tiranë, 31 në Fier, 18 në Vlorë,14 në Shkodër, 12 në Durrës, Lushnje, Elbasan, 11 në Berat, 10 në Kamëz, Sarandë, Gjirokatër, Tepelenë, 8 në Kavajë, 7 në Rroskovec, 6 në Kuçovë, 5 në Kurbin, 4 në Lezhë, Krujë, Mallakastër, Korçë, Pogradec, 3 në Vorë, Përmet, Kelcyrë, Devoll, Poliçan, 2 në Pukë, Mirditë, Mat, Divjakë, Libohovë, Memaliaj, Librazhd, 1 në Malësi e Madhe, Kukës, Has, Tropojë, Shijak, Dibër, Delvinë, Dimal, Peqin, Gramsh.

Janë 6,206 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 151 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit nuk kanë mundur t’i mbijetojnë sëmundjes tre qytetarë nga Tirana 40-82 vjeç, dy qytetarë nga Fieri 59-77 vjeç, një qytetar 67 vjeç nga Berati, një qytetar 80 vjeç nga Lezha.

Po ashtu, bëhet e ditur se janë shëruar 539 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 192,967 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (07 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore     393

Të shëruar në 24 orë    539

Të shtruar në spitale    151

Humbje jete në 24 orë   7

Testime ditore         2,793

Testime totale       1,409,310

Raste pozitive        202,295

Raste të shëruara     192,967

Raste Aktive           6,206

Humbje jete           3,122

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë      3146

Fier         645

Gjirokastër   537

Shkodër     435

Durrës       330

Berat        315

Elbasan      252

Vlorë        207

Lezhë        159

Korçë        89

Dibër        46

Kukës        45

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy