
Këto mbeturina të shoqërisë duhet të shkatërrohen si minjtë dhe as të mos zihen robër.
Kështu deklaroi ish-Presidenti rus, Dmitry Medvedev, i cituar nga mediat ndërkombëtare, në lidhje me “sabotatorët” që sipas autoriteteve ruse kanë depërtuar në rajonin e Belgorodit në kufi me Ukrainën.
Sa më shkatërruese të jenë armët që merr Kievi, aq më shumë afrohet mundësia e një apokalipsi bërthamor.



