Opozita kosovare, ashtu siç ishte planifikuar, i është drejtuar paraditen e së shtunës Kuvendit për të dorëzuar petcionin kundër Zajednicës. Por gjërat nuk rrodhën pa incidente, vetë kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj u përplas verbalisht me pjestarë të sigurimit të Kuvendit, pasi këta të fundit po provonin t’i ndalnin hyrjen.



