Shqiptarja e masakruar në Itali/ Kunata e tronditur nga ngjarja: E kisha si motër, na ndihmonte ekonomikisht! (VIDEO)

Shqiptarja e masakruar në Itali/ Kunata e tronditur nga ngjarja: E kisha si motër, na ndihmonte ekonomikisht! (VIDEO)

Kunata e 35-vjeçares, Nevila Pjetri e cila u masakrua në Itali, ka treguar në MCN TV se është tronditur nga ngjarja e rëndë. 

Në lidhje me raportimet se 35-vjeçarja punonte si prostitutë në Itali, kunata thotë se nuk ka pasur dijeni, duke i quajtur lajme të pavërteta. 

Në rrëfimin e saj ajo numëron rastet e shumta kur e ndjera ka ndihmuar familjen e saj.

E prita shumë keq lajmin, e mësova nga bashkëshorti i kunatës (Nevilës). E përjetuam keq, se besonim dot që asaj mund t’i ndodhte një gjë e tillë. Dy ditë para vrasjes fola me të dhe ishte shumë e lumtur. Nuk e dimë çfarë mund të ketë ndodhur, është katastorfë, e papritur. Trupi do e sjellin në Shqipëri, nuk e lëmë dot atje. Kemi komunikuar me bashkëshortin e saj. Edhe ai është shumë i tronditur sepse dhe për të është e pabesueshme. Doli si gjithmonë, por nuk u kthye më në shtëpi. Se si ka qenë ngjarja asnjë nuk e di. Mbante kontakte me ne dhe na kishte vendosur në dijeni për gjithçka, ishte e lumtur me bashkëshortin e saj. Na ndihmonte ekonomikisht, kur kishim ndonjë problem, ndonjë hall. Ajo ishte për mua kaluar motrës, jo kunatë. Kam kaluar një tronditje e madhe. Duam të dimë kush e ka vrarë, do bëjmë çmos që ta sjellim trupin e saj të pajetë. Shteti të na ndihmojë.  Sendet që ka pasur me vete nuk i gjende, as çanta dhe as patenta. Ngjarjes do i shkojmë deri në fund”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy