Policia e kryeqytetit ka shoqëruar në komisariat 3 tifozë të skuadrës së Tiranës. Ata tentuan të dëmtojnë ambientet e jashtme të stadiumit Selman Stermasi ku do të luhet ndeshja Partizani-Vllaznia. Tifozët e skuadrës së kryeqytetit nuk janë dakord që skuadra e tyre rivale të zhvillojë ndeshjet në stadiumin e tyre.



