
Një tentativë grabitjeje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lezhë. Siç bëhet e ditur, tre persona të maskuar dhe me armë zjarri kanë tentuar të grabisin një familje, por janë pikasur nga banorët, të cilët kanë lajmëruar policinë.
Mësohet se grabitësit pasi janë futur në shtëpi, kanë dhunuar të kryefamiljarin në sy të fëmijëve, duke marrë një sasi të madhe parash dhe disa bizhuteri.
I zoti i shtëpisë, me iniciale A.L , është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia është vënë në ndjekje të autorëve.
Njoftimi i policisë
Me datë 21.02.2018 , rreth orës 19:15, në qytetit Lezhë në afersi të bordit të kullimit në banesën e shtetasit A.I., kanë hyrë tre persona të maskuar ku njëri prej tyre i armatosur, dhe pasi kanë goditur me sende të forta të zotin e banesës kanë marrë një shumë parash dhe disa bizhuteri dhe duke përfituar nga errësira kanë mundur të largohen.
Shërbimet e policisë kanë shkuar menjeherë në vendngjarje.
Forca të shumta policore po krehin zonën duke perdorur edhe qenin e gjurmës.
Janë ngritur pika kontrolli dhe po sekuestrohen pamjet filmike në zonën ku ka ndodhur vjedhja.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë vazhdojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



