Foto-Video/ Publikohet videoja me pamje të qarta nga Titaniku i fundosur në Atlantik

Foto-Video/ Publikohet videoja me pamje të qarta nga Titaniku i fundosur në Atlantik

Pamjet e reja të publikuara të Titanikut tregojnë zinxhirin 90 kilogram të ankorimit të anijes, spirancën gjigante buzë portit dhe një kazan që ra në fund të detit kur anija u nda në dysh dhe u fundos në 12.500 metra në Atlantik më shumë se 110 vjet më parë.

Videoja, e realizuar nga kompania e ekskursioneve të zhytjes OceanGate Expeditions, zbulon një  “nivel mahnitës detajesh” dhe ngjyrash që nuk janë parë nga syri i njeriut që nga 12 prilli 1912.

Ekipi filmoi anijen historike në rezolucionin më të lartë dhe videoja deri më tani, afërsisht 8,000 piksel (8k), i lejon ata të zmadhojnë zona të veçanta pa humbur cilësinë e imazhit dhe ofron fotografitë më të qarta të realizuara deri më tani.

Kjo është ekspedita e dytë vjetore e OceanGate Expeditions drejt Titanikut, e cila transporton “specialistë të misionit” dhe studiues në anijen masive.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy