Ka nisur protesta e katërt kundër aferës 5D. Gazetari Andon Kello në një lidhje me MCN Live bën me dije se Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka kërkuar 10 orë lejë për të protestuar përpara Bashkisë Tiranë.
Kello thotë se pritet që pjesëmarrja të jetë e njëjta si në herë e shkuara.
Është protesta e katër dhe ka disa specifike. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka kërkuar 10 orë leje. Nga parashikimet pritet të zgjasë 2 orë. Kanë kërkuar leje nga ora 10:00 deri në orën 20:00. Protesta nuk ka nisur ende. Dominojnë flamujt partiak. Pjesëmarrja pritet të jetë si në protestat e tjera. Aktualisht i pranishëm është një kordon policie dhe është vendosur dhe gardh metalik. Policia bashkiake nuk ndodhet në zonë, ka disa forca speciale që qëndrojnë aty ku do të mbahet protesta.



