Rikonfirmohet për të disatën herë teoria e relativitetit, Ajnshtajni kishte të drejtë edhe për universin

Rikonfirmohet për të disatën herë teoria e relativitetit, Ajnshtajni kishte të drejtë edhe për universin

Edhe pse ka kaluar më shumë se një shekull dhe shkenca ka avancuar, mendjet më të ndritura të shekullit të ri vijojnë t’i japin të drejtë Albert Ajnshtajnit. Teoria e tij e relativitetit vlen edhe në shkallë kozmike, pasi shpjegon në mënyrë të saktë pozicionin dhe shpejtësinë e galaktikave dhe merr në konsideratë energjinë e errët si një element i nevojshëm për të shpjeguar sjelljen e universit.

Rikonfirmimi i teorisë së Ajnshtajnit vjen nga një studim i universitetit të Milanos dhe atij britanik në Durham, i publikuar në revistën “Nature Astronomy”.

“Teoria e relativitetit është e saktë, por nuk është testuar në shkallë të gjerë, d.m.th. në univers”, thotë Luigi Guzzo, bashkautor i studimit të kryer në Milano.

“Në vitin 1998 u zbulua se universi është gjithnjë në zgjerim të shpejtë. Studimi kishte për qëllim të testonte cila ishte origjina e këtij zgjerimi”, thotë Guzzo.

Dy ishin opsionet: njëra përllogaritje kërkonte që ekuacioneve të Ajnshtajnit t’u shtohej e ashtuquajtura konstante kozmike, që prodhon energjinë e errët. Hipoteza tjetër ishte një pamundësi e teorisë së relativitetit për të shpjeguar këtë zgjerim ose një defekt në zbatimin e saj në shkallë kozmike.

Por simulimet në kompjuter treguan se një modifikim sado i vogël në ekuacionet e teorisë së relativitetit të përgjithshëm do të çonte në një univers në të cilin galaksitë grumbullohen dhe lëvizin në një mënyrë krejt të ndryshme nga ajo që ndodh në universin ku ne jetojmë.

Me fjalë të tjera, teoria e Ajnshtajnit provohet e saktë dhe rikonfirmon faktin se prania e energjisë së errët është e nevojshme për të vënë në lëvizje universin.      

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy