Apeli i GJKKO ka rikthyer në burg ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka.
Gazetari Arsen Rusta në një lidhje me studion e MCN Live bën me dije se urdhri nuk është ekzekutuar ende dhe se Koka nuk ndodhet në banesën e tij.
Kokës i ka mbetur dhe 6 muaj dhe 10 ditë burg për të shlyer.
Gjykata ka vendosur të rikthejë Kokën në qeli. Ka mbetur 6 muaj dhe 10 ditë për të shlyer. Prokurorët Vladimit Mara dhe Prençi kanë nxjerr urdhër ekzekutimi në Policinë e Shtetit, por ende i paekzekutuar. Nuk është mundur të ekzekutohet se nuk gjendet në banesë. Është larguar, ndodhet diku jashtë venduat për arsye shëndetësore apo është larguar mbetet për t;u konfirmuar.
Dy javë më parë, gjatë procesit gjyqësor dhe konkluzioneve, ai nuk ishte i pranishëm, me argumentin se nuk ishte gjetur për t’iu komunikuar njoftimi i seancës gjyqësore. Në atë kohë ishte shënuar se ishte larguar nga banesa, por jo jashtë vendit. Aktualisht priten verifikimet e policisë për të përcaktuar vendndodhjen e tij dhe për të vijuar procedurat e kërkimit zyrtar.



