Ku gaboi Hillari Klinton? Një vështrim mbi shpërndarjen e votës krahasuar me 4 vite më parë

Ku gaboi Hillari Klinton? Një vështrim mbi shpërndarjen e votës krahasuar me 4 vite më parë

Ndërsa shpresat për fitoren e Klintonit sa vijnë e zbehen, pyetja e parë që lind është ku gaboi ajo? Pse pavarësisht rezultatit premtues të sondazheve, rezultati elektoral po shkon në drejtim të kundërt? Shifrat tregojnë se Klinton ka marrë më pak vota nga komuniteti i njerëzve me ngjyrë se Obama katër vjet më parë.

Pra, edhe deklaratat e ashpra të rivalit Tramp ndaj njerëzve me ngjyrë nuk kanë çuar më shumë votues drejt Klintonit. 88 për qind e tyre kanë votuar pro kandidates demokrate, ndërsa 8 për qind për Trampin. Në vitin 2012, Obama mori 93% të votave të këtij komuniteti, ndërsa Romney 7 %.

I njëjti fenomen duket se ka ndodhur edhe me komunitetin latin. Pavarësisht deklaratave të Trampit se latinët pa dokumente qëndrimi në SHBA janë kriminelë dhe do të dëbohen, Klintonit nuk i janë shtuar votat, madje ka humbur vota latine.  

Ajo ka marrë 65 % të votës së hispanikëve, ndërsa 4 vjet më parë, Obama mori 71% të tyre.

Klinton duket se nuk ia ka dalë të bëjë plotësisht për vete as votuesit e rinj. Ajo ka fituar 54 % të votës së personave 18-29 vjeç, krahasuar me 37 % që votuan për Trampin. Por 4 vjet më parë, Obama kishte marrë 60 % të këtyre votave, duke i lënë rivalit Rumni vetëm 37 %.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy