Zbulohen detaje/ Kompania “diMal” hodhi në tregun shqiptar 13.1 ton fileto pule me salmonelë

Zbulohen detaje/ Kompania “diMal” hodhi në tregun shqiptar 13.1 ton fileto pule me salmonelë

Burime bëjnë me dije se kompania që hedhur në treg fileton e pulës me salonelë është “Amg Food”, e njohur me emrin tregtar “diMal”.

Kompania në fjalë është në administrim dhe në pronësi 100% të shtetasit Mondi Goxha.

Në total janë mbi 18 ton, nga të cilat 13.1 ton fileto pule është hedhur në treg dhe është konsumuar, ndërsa 5.2 ton është bllokuar nga AKU.

Kjo sasi ka hyrë në Shqipëri që prej datës 11 mars nga Brazili. Skandali përfshin Portin e Durrësit që ka lejuar kalimin e ngarkesës dhe Autoritetin Kombëtar të Ushqimit që nuk e ka gjurmuar.

Faktet u pranuan nga AKU përmes një deklarate publike, por nuk u bë me dije emri i kompanisë që ka hedhur në treg produktin.  
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy