
Një seri masive sulmesh kibernetike preku institucionet publike dhe private ditën e djeshme në Estoni.
Këtë e ka bërë të ditur Luukas Ilves, nënsekretar për transformimin dixhital të qeverisë estoneze.
Për Estoninë, ishte sulmi më masiv i hakerëve në 15 vitet e fundit, megjithatë nuk shkaktoi probleme të veçanta për sistemin kompjuterik të vendit.
Sulmi ndodhi disa ditë pas zhvendosjes së diskutueshme të një monumenti sovjetik të Luftës së Dytë Botërore nga qyteti kufitar Narva si pjesë e një programi për të hequr të gjitha monumentet sovjetike ende të pranishme në hapësirën publike estoneze.
Javët e fundit, sulme në shkallë të gjerë ishin pësuar nga sistemet kompjuterike të Letonisë fqinje.



