
Pas shpalljes zyrtare të fejesës ditën e djeshme, detaje të reja priten të dalin në lidhje me dasmën e pritshme të princit Harry dhe të dashurës së tij, Meghan Markle.
Meghan dhe Harry dhanë dje për BBC-në intervistën e parë si çift.
Ceremonia e martesës pritet të zhvillohet në mars, pasi deri taniasnjë fejesë mbretërore nuk ka zgjatur më shumë se 5 muaj.
Por pallati do të kujdeset që ceremonia të mos përkojë me lindjen e fëmijës së tretë të Princit Uillian dhe dukeshës së Kembrixhit.
Harry dhe Meghan treguan dje detaje të propozimit për martesë. Megan tha se Harry u ul në gjunjë në kuzhinë dhe i propozoi martesë ndërsa ajo po gatuante.
Vetëm pak orë para intervistës, princi dhe e dashura e tij pozuan për fotografët e mediave më të mëdha të botës. Në gishtin e aktores Markel binte në sy unaza e fejesës me tre gurë të çmuar: një diamante nga Botsvana, ku çifti ka kalua pushimet së fundmi dhe dy diamante të tjera që më parë i ka mbajtur Lady Diana, mamaja e Harry-t.
Tradita e familjes mbretërore e do që pas shpalljes së fejesës, nisin edhe përgatitjet për ceremoninë e martesës. Edhe pse Pallati Mbretëror nuk ka dhënë ende një datë, ceremonia parashikohet të zhvillohet në mars ose në maj. Prilli përjashtohet si mundësi pasi është muaji kur Harry do të bëhet xhaxha për herë të tretë.
Prilli nuk mund të jetë muaj martese edhe për një arsye tjetër. Mbretëresha Elisabetë do të jetë e zënë me takimet me krerët e vendeve të Komonuellthit, që mbahet në Londër.



