Reshjet e dendura të shiut, kanë krijuar probleme në qytetin turistik të Shëngjinit.
Kanalizimet nëntokësorë duket se nuk e përballuan nivelin e lartë të prurjeve nga reshjet e shiut, duke bërë që ujë të dalë në sipërfaqet e rrugëve.
Kjo situatë ka krijuar vështirësi në lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve, pasi niveli i ujit në disa rrugë të kësaj zone turistike arriti deri në 40 centimetër.



