Zjarret/ Portugalia zgjat gjendjen e gatishmërisë, qeveria përballet me kritika

Zjarret/ Portugalia zgjat gjendjen e gatishmërisë, qeveria përballet me kritika

Portugalia do të zgjasë gjendjen e gatishmërisë deri të dielën, ndërkohë që vazhojnë të jenë aktive vatrat e zjarrit për të 22-tën ditë me radhë. 

Situata mbetet e rëndë, veçanërisht në veri të vendit, ku disa zona kanë qenë duke u djegur që nga fillimi i gushtit. Sipas të dhënave të Mbrojtjes Civile, 41 zjarre janë aktualisht aktive, duke përfshirë afërsisht 3,700 zjarrfikës dhe 1,220 automjete. 

Zjarri më serioz është në provincën e Arganil ku më shumë se 800 zjarrfikës po luftojnë flakët, shumë afër zonave të banuara. Momente tensioni pati gjatë konferencës për media të ministers së Brendshme Maria Lúcia Amaral, e cila u pyet nëse ndihet e aftë për detyrën.  "Dy muaj më parë bëra një betim besnikërie, nuk do ta tradhtoj atë betim duke dhënë dorëheqjen", u përgjigj ministrja. 

Në diskutim, ndër të tjera, është refuzimi i qeverisë për të kërkuar ndihmë ndërkombëtare dhe shpallja e gjendjes së gatishmërisë, por jo gjendjes së jashtëzakonshme. Ky vendim është kritikuar edhe nga José Luís Carneiro, sekretar aktual i Partisë Socialiste të opozitës, por vetë ish-ministër i Brendshëm në qeverinë e fundit të Costas.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy