Zgjedhjet e midterm në SHBA/ Kush do ta kontrollojë Kongresin?

Zgjedhjet e midterm në SHBA/ Kush do ta kontrollojë Kongresin?

SHBA voton sot në zgjedhjet midterm (mes mandatit) që vendosin se kush do të kontrollojë Kongresin.

Këto votime mbahen çdo dy vjet në mes të mandatit katërvjeçar të një presidenti. Me pak fjalë, këto zgjedhje janë për Kongresin, i cili përbëhet nga dy pjesë - Dhoma e Përfaqësuesve (e përbërë nga 435 vende) dhe Senati (100 vende).

Kongresi bën ligje mbarëkombëtare. Dhoma vendos se cilat ligje votohen ndërsa Senati mund t'i bllokojë ose miratojë ato, të konfirmojë emërimet e bëra nga presidenti dhe, më rrallë, të kryejë ndonjë hetim kundër tij.

Partia Demokratike ka mbajtur shumicën si në Dhomë ashtu edhe në Senat për dy vitet e fundit. Kjo e ka ndihmuar presidentin Joe Biden për të miratuar ligjet që ai dëshironte. Por e gjithë kjo mund të përmbyset sot.

Ndërsa presidenti i SHBA Joe Biden ishte në Maryland, duke u thënë votuesve se demokracia ndodhet në fletët e votimit, ish-presidenti republikan Donald Trump u ndal mbrëmë në Ohajo, duke bërë një thirrjen e fundit votuesve.

"Unë do të bëj një njoftim shumë të madh të martën më 15 nëntor në Mar-a-Lago në Palm Beach, Florida," i tha Trump turmës. Më herët në fjalimin e tij ai u distancua nga trazirat e Kapitolit të SHBA në janar 2020, duke thënë se "gjithçka që bëri ishte të mbajë një fjalim, në mënyrë paqësore dhe patriotike".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy