Irani lëshon dronët drejt Izraelit

Irani lëshon dronët drejt Izraelit

Irani ka lëshuar dronët drejt Izraelit. Lajmin e bënë të ditur Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF).

IDF tha se mund të duhen orë të tëra që dronët të arrijnë në Izrael, pasi distanca mes nisjes dhe destinacionit është rreth 1,100 milje (1,800 km).

IDF njoftoi se forcat izraelite janë në gatishmëri të lartë dhe "duke monitoruar të gjitha objektivat".

Izraeli njoftoi se ka mbyllur hapësirën ajrore, masë të cilën e mori edhe Jordania fqinje. Irani ishte zotuar se do të hakmerrej pas një sulmi në konsullatën e tij në Siri më 1 prill - për të cilin fajësoi Izraelin. Në sulm u vranë disa komandantë iranianë.

Pak para lajmit për lëshimin e dronit të Iranit, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se "sistemet mbrojtëse" të Izraelit ishin vendosur.

"Ne jemi gati për çdo skenar, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Shteti i Izraelit është i fortë. IDF është i fortë. Publiku është i fortë." Ne vlerësojmë që SHBA-të qëndrojnë përkrah Izraelit, si dhe mbështetjen e Britanisë, Francës dhe shumë shteteve të tjera."

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy