
Mbrëmjen e djeshme njerëz të afërt me Agron Kapllanajn janë përplasur fizikisht me agjentët e BKH-së dhe efektivët e Forcës së Operacionales.

Gazetarja Evi Gjini në një lidhje telefonike me MCN Live thotë se sipas Agron Kapllanajt, hetuesit e BKH nuk kanë treguar se cilët janë dhe kur janë pyetur nga punonjësit e tij ata janë shprehur se po ngrenë dronët sepse janë të interesuar për prona.
Personat që kanë bërë ngritjen e dronëve kanë qenë përfaqësuesit e BKH-së dhe Forcat Operacionale. Kanë shkuar në pronat e tij, kanë ngritur mjetet dhe prej andej kanë ngritur dronët. Në momentin që ka ndodhur kjo Kapllanaj pohon se ka nisur rojën dhe cilët janë personat që kanë bërë këtë veprim. Reagimi i tyre ka qenë me fjalë fyese sipas Kapllanajt, gjë që ka bërë që të përfshihen nipërit e tij, drejtori i biznesit dhe dy punonjës të tjerë. Ai e ka mohuar që të ketë pasur dijeni që ata ishin hetuesit e BKH-së, por kur i ka pyetur ata se cila është arsyeja e ngritjes së dronit, ata janë shprehur se janë të interesuar për prona. Në asnjë moment nuk i ka raportuar që kanë qenë pjesë e BKH-së dhe janë në krye të detyrës. Kjo ka bërë që pas fjalëve fyese të nisë një konflikt fizik dhe vetëm në momentin kur personat e BKH-së kanë nxjerrë armët kanë treguar se cilët janë.



