“Squid Game në jetën reale”, Netflix hap audicionet për reality show ku do fitohen 4.56 mln $

“Squid Game në jetën reale”, Netflix hap audicionet për reality show ku do fitohen 4.56 mln $

Netflix është duke rekrutuar njerëz nga e gjithë bota për të realizuar një tv show të frymëzuar nga Squid Game.

Megjithëse show nuk do të vendosë jetën në rrezik, siç është në serialin korean, fati më i keq për konkurruesit do të jetë të shkojnë në shtëpi duarbosh.

456 persona do të rekrutohen nga e gjithë bota dhe çmimi fitues do të jetë 4.56 milion dollarë (3.8 milion £).

Netflix konfirmoi gjithashtu se seriali i njohur do të kishte një sezon të dytë në fillim të kësaj jave.

Të mërkurën, platforma njoftoi se show i saj i ri me 10 episode - Squid Game: The Challenge - do të ofronte "çmimin më të madh në historinë e reality show”.

"Ndërsa [lojtarët] konkurrojnë përmes një serie lojërash të frymëzuara nga shfaqja origjinale - plus shtesa të reja befasuese - strategjitë, aleancat dhe karakteri i tyre do të vihen në provë ndërsa konkurrentët eliminohen rreth tyre," shtoi ai.

Pjesëmarrësit duhet të jenë të paktën 21 vjeç. Ata duhet të flasin anglisht dhe të jenë të disponueshëm deri në 4 javë në fillim të vitit 2023 për xhirime.

456 pjesëmarrësit është caktuar numri i pjesëmarrësve duke u bazuar në serialin me protagonistin kryesor Seong Gi-hun të referuar gjithashtu si Lojtari 456.

Seriali thriller koreano-jugor tregon historinë e njerëzve të zhytur në borxhe që konkurrojnë për një çmim të madh në para në një seri vdekjeprurëse lojërash për fëmijë.

Seriali mban rekordin si seria më e njohur e Netflix-it e të gjitha kohërave dhe u pa nga 111 milionë përdorues në 28 ditët e para të lançimit.

Drejtori, shkrimtari dhe producenti ekzekutiv i Squid Game, Hwang Dong-hyuk tha në një deklaratë të hënën : "U deshën 12 vjet për të sjellë në jetë sezonin e parë të Squid Game vitin e kaluar. Por u deshën 12 ditë që Squid Game të bëhej seriali më i njohur i Netflix ndonjëherë."

Netflix po përballet me konkurrencë të fortë nga rivalët e transmetimit, por u godit gjithashtu pasi ngriti çmimet dhe u largua nga Rusia.

Në prill, ai zbuloi një rënie të abonentëve dhe paralajmëroi se miliona të tjerë do të largohen nga shërbimi i transmetimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy