FTC vë “Facebook”-un nën hetim, gjobë 2 trilionë dollarë nëse rezulton “fajtor”

FTC vë “Facebook”-un nën hetim, gjobë 2 trilionë dollarë nëse rezulton “fajtor”

Java e fundit nuk ka qenë e lehtë për “Facebook”-un. Komisioni Federal për Tregtinë, një agjenci federale që mbron konsumatorët dhe promovon konkurrencën, po heton kompaninë e rrjetit social. “The Washington Post” raporton se FTC ka nisur një hetim për platformën sociale pas lajmeve për përfshirjen e kompanisë “Cambridge Analytica” në të dhënat e rreth 50 milionë përdoruesve.

Tom Pahl, drejtor i FTC, e konfirmoi vetë këtë fakt nëpërmjet një deklarate. Hetimi i FTC-së do të përqendrohet në një marrëveshje të vitit 2011 që Facebook ka nënshkruar me agjencinë. Marrëveshja përcaktonte se “Facebook” duhej të merrte leje nga përdoruesit para se të përdorte të dhënat përtej asaj që përcaktohet në kushtet e privatësisë. “Facebook” mund ta ketë shkelur këtë marrëveshje kur lejoi që “Cambridge Analytica” të përdorte të dhënat e 50 milionë përdoruesve pa kërkuar leje. Vetë “Cambridge Analytica” po përballet me probleme ligjore për mënyrën se si i ka përdorur të dhënat për të influencuar zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Deri tani “Facebook” është përpjekur të distancohet nga skandali. Shkelja nga “Facebook”-ut e marrëveshjes së vitit 2011 me agjencinë mund të dënohet me gjobë deri në 40 mijë dollarë. Kjo do të thotë se “Facebook”-u mund të përballet me një penalitet 2 trilionë dollarë për këtë shkelje, shumë kjo e mjaftueshme për ta falimentuar. Vetëm pak minuta pas deklaratës, vlera e aksioneve të kompanisë ra menjëherë me 5%.

/Përgatiti: Gazmira Sokoli / 

    

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy