
Gjatë vitit 2017, në Evropë u rrit vrullshëm numri i rasteve të të prekurve nga fruthi. Sipas OBSH, bëhet fjalë për një rritje në shkallën 400%, përkatësisht për mbi 20 000 njerëz të infektuar, krahasuar me 5 273 në vitin 2016. Nga të infektuarit, 35 kanë vdekur.
Ndër vendet me numrin më të madh të të prekurve janë Rumania, Italia dhe Ukraina. Sipas ekspertëve, problemi janë të pavaksinuarit.
"Çdo person i prekur nga fruthi në Evropë na kujton se fëmijët dhe të rriturit e pavaksinuar, pavarësisht se ku jetojnë, janë në rrezik nga sëmundja dhe përhapja e saj te të tjerët", tha Suzsanna Jakab, nga OBSH-ja.



