Anija ruse “Sergei Kotov” goditet nga dronët e marinës ukrainase

Anija ruse “Sergei Kotov” goditet nga dronët e marinës ukrainase

Inteligjenca ukrainase pretendon se anija ushtarake ruse “Sergei Kotov” është goditur nga dronët detarë në brigjet e gadishullit të Krimesë.

Bëhet fjalë për një anije patrulluese nga flota ruse e Detit të Zi, e cila u godit nga dronët detarë, sipas një burimi të inteligjencës ukrainase.

Anija ka pësuar dëmtime të mëdha, ndërsa ende nuk dihet fati i ekuipazhit. Ministria ruse e Mbrojtjes nuk e komentoi situatën.

“Sergei Kotov” i përket anijeve patrulluese të projektit 22160 të tipit Vasily Bykov.

Në total, 4 anije të këtij projekti janë ndërtuar në Rusi, dhe dy të tjera dyshohet se janë në ndërtim e sipër. Këto anije janë të pajisura me raketa të drejtuara.

Kostoja e anijes patrulluese të fundosur është rreth 65 milionë dollarë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy