I jepet lamtumira e fundit piktorit dhe arkitektit Maks Velo

I jepet lamtumira e fundit piktorit dhe arkitektit Maks Velo

Përcillet për në banesën e fundit sot arkitekti dhe piktori i njohur Maks Velo. Për shkak të situatës dhe masave të marra për pandeminë, në ceremoninë mortore kanë marrë pjesë vetëm disa miq dhe punonjës të funeralit. Të pranishëm në ceremoninë mortore janë kryetari i bashkisë Erion Veliaj, arkitektët Armand Vokshi dhe Artan Shkreli.

I pranishëm në ceremoninë e varrimit, kryebashkiaku Erion Veliaj ka bërë me dije se shtëpia e arkitektit dhe priktorit të njohur, Maks Velo do të bëhet shtëpi muze. "Është një lamtumirë e jashtëzakonshme. Ai mendonte kurrë se do ribënim kinemanë në Laprakë, por për shkak të karantinës s'u bë. Shumë prej atyre që vrapojnë tek liqeni se dinë që bisketat janë të Maksit. Do bëjmë shtëpinë e tij muze. Do bëjmë një inventar të veprës dhe do ja kthejmë me dinjitet veprën e tij në një muze dhe memorium", tha Veliaj.

Maks Velo humbi jetën ditën e djeshme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” pasi vuante nga anemia e theksuar.

Maks Velo u lind në Paris (1935-2020). Por, gjithë jetën punoi në vendin e tij. Emri i tij shënohet në listën e artistëve që do të goditeshin më 1973, pas Pleniumit IV të Partisë së Punës. Një “dasmë gjaku” që filloi me “të ngremë lart frymën revolucionare dhe në art” dhe u mbyll me internime, burgime në tunele minerale, pushkatime, apo trauma të forta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy