Integrimi, Gjipali: Nëse s’ka zhbllokim, ndarja nga Maqedonia është rruga e vetme (VIDEO)

Integrimi, Gjipali: Nëse s’ka zhbllokim, ndarja nga Maqedonia është rruga e vetme (VIDEO)

Drejtor Ekzekutiv i Lëvizjes Europiane për Shqipërinë, Gledis Gjipali, paralajmërimin e Kryeministrit Edi Rama për ndarje nga Maqedonia e Veriut në procesin e integrimit, nëse në muajin qershor nuk ka dritë jeshile, e cilësoi si rrugën e vetme nëse nuk ka zhbllokim.

Ai tha për MCN Tv se ka pasur vonesa të mëdha, për shkak se Bullgaria nuk pranon të heqë veton ndaj Maqedonisë.

Po bllokon, sepse çështjet që trajtohen nuk kanë të bëjnë me procesin e integrimit. Disa herë ka pasur diskutime për ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia, vetë Bullgaria e ka thënë. Për këtë arsye mendoj se do jetë rruga e vetme, ndonëse jo më e mira. Nuk është pozitive që një vend të mbetet mbrapa. E njëjta gjë mund të ndodhë dhe për Shqipërinë. Do të jetë rruga e vetme nëse nuk ka zhbllokim deri në qershor.

Lidhur me rizgjedhjen e Emmanuel Macron si President në Francë, e cilësoi si shumë pozitiv.

Nëse do zgjidhej Marine Le Pen, do ishte shumë problematike për zgjerimin. Gjatë periudhës që do ishte Presidente e Francës nuk do bëhej asnjë hap para se e ka të qartë në platformën e saj se është kundër zgjerimit. Do ketë mbështetje nga ana e Francës sa i takon Shqipërisë por edhe Maqedonisë, në rrugën e integrimit.

Lidhur me faktin se më 23 prill parlamentarët e Bashkimit Europian arritën marrëveshjen për aktin e Shërbimeve Dixhitale, pjesa e dytë e një projekti të filluar nga viti 2020 për të vendosur një kuadër rregullator mbi kompanitë e teknologjisë përfshi dhe platformat gjigande, ai tha se është një procedurë standarde për miratimin e legjislacioneve që kanë ndikim të madh siç është tregtia dhe e drejta e informimit.

Më në fund u arrit marrëveshja se preken shumë interesa financiare. Pritet ende diskutimi me operatorët më të mëdhenj. Do të konsultohen operatorët më të mëdhenj, si Google, Microsoft, Facebook, që të dëmtojë sa më pak interesat e tyre dhe në të njëjtën kohë të mbrojë përdoruesit. Legjislacioni aktual është parashikuar për tjetër situatë, ndërkohë që shërbimet dixhitale janë zhvilluar shumë. Operatorët më të vegjël do të kenë një periudhë më të gjatë kohe për t’iu përshtatur legjislacionit të ri. Ju jep shumë më tepër të drejta përdoruesve.

Sipas tij, Shqipëria është në proces anëtarësimi ndaj shtoi se ne jemi në proces dhe kemi detyrim të përafrojmë legjislacionin me Bashkimin Europian.

Në vijim tha se kërkesat janë që dhe Shqipëria të përafrojë këtë legjislacion, pasi impakti është global, ndaj nënvizoi se do të kërkojë përgatitje edhe në nivel kombëtar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy