Dalin detaje të reja lidhur me zjarrvënien në një biznes fasonerie në Vlorë. Ngjarja u shënua rreth orës 03:20, në lagjen “Bashkimi”, Vlorë, ku zjarri përfshiu disa makineri në brendësi të fasonerisë në pronësi të shtetases Maria Rossiaria.
Korrespodenti i MCN Tv, raporton se kamerat e sigurisë kanë fiksuar dy persona të kamufluar, të cilët kanë thyer xhamin e pasëm të godinës dhe më pas kanë hedhur shishen me benzinë e cila shkaktoi zjarrin.
Po ashtu policia po këqyr kamerat e objekteve përreth për të mbledhur të dhëna që mund të çojnë në identifikimin e autorëve, teksa pamjet e siguruara në objektin e djegur, kanë konstatuar se njëri nga autorët çalonte.
Fasoneria së cilës iu vu zjarri ka të punësuar rreth 500 punonjës, ndërkohë që pista kryesore e hetimit është ajoi e zjarrvënies së qëllimshme për shkak të konkurrencës.
Nga vlerësimi paraprak përllogaritet një dëm prej rreth 25 mijë euro.



