Pas shpërthimeve seri përmes pajisjeve të komunikimit në Liban ku mbeten të vrarë dhjetëra persona dhe u plagosën rreth 3 mijë të tjerë ushtria izraelite edhe pse nuk mori përgjegjësinë e sulmeve la të kuptohet përmes ministrit të saj të Mbrojtjes Yoav Gallant rolin e Izraelit në ngjarjet e Libanit teksa ky i fundit shpalli fillimin e një epoke të re lufte.
Ne jemi në fillimin e një epoke të re në këtë luftë dhe ne duhet të përshtatemi.
Deklarata e Gallant u pasua edhe nga një sërë sulmesh izraelite të cilat goditen disa objektiva në Libanin Jugor. Teksa ky i fundit u zotua për hakmarrje ndaj Izraelit qytetarët libanezë vijojnë të jenë të frikësuar për përdorimin e pajisjeve të tyre elektronike.
Shumë prej tyre thonë se nuk janë të sigurtë as për përdorimin e laptopëve apo telefonave celulare. Megjithatë përpos pasigurisë dhe frikës që ekziston në Liban nuk kanë munguar as reagimet nga firmat të cilat merren me prodhimin e pajisjeve të njohura si pagere.
Kompania japoneze Icom deklaroi se ka rreth 10 vite që nuk prodhon një model të tillë dhe se që në 2014 nuk ka eksportuar nga këto pajisje jashtë vendit veçanërisht në Lindjen e Mesme.
IC-V82 është një radio dore që është prodhuar dhe eksportuar, duke përfshirë Lindjen e Mesme, nga 2004 deri në tetor 2014. U ndërpre rreth 10 vjet më parë, dhe që atëherë, nuk është dërguar më nga kompania jonë.
Ndërkohë pas shpërthimeve në Liban dhe akuzave të kompanisë me bazë në Tajvan Gold Apollo si prodhuesi i pajisjeve me anë të cilave u kryen sulmet një vëmendje të madhe po u kushton hetimeve edhe Ekipi i Sigurisë Kombëtare të Kinës pavarësisht se firma në fjalë mohoi të jetë ajo pas këtyre prodhimeve.
Duket se ngjarjet e fundit ne Liban kane ndryshuar deri diku edhe kursin e përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për arritjen e një armëpushimi në Gaza. Ka qenë sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken i cili tha nga Lindja e Mesme se ky përshkallëzim i konfliktit kërcënon bisedimet për një pauzë luftimesh.
Vazhdimisht, kur SHBA-ja dhe ndërmjetësit e tjerë ndërkombëtarë besojnë se po shënojnë përparim për arritjen e marrëveshjes për armëpushim të luftës së Izraelit dhe Hamasit në Gaza, ne shohim një ngjarje që e bën përparimin edhe më të vështirë, dhe që mund ta pengojë atë.
Teksa përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi mbeten në vendnumëro situata për popullin e Gazës po bëhet gjithnjë e më e vështirë.
Gjatë një lidhjeje me studion e MCN Informacion gazetari i Al Jazeer-as Yousuf Alhelou e cilësoi Gazën si një kamp shfarosjeje ku çdo dië po u merret jeta njerëzve të pafajshëm.
Për dhënien fund të luftës në Gaza e cila edhe disa ditë hyn në vitin e saj të parë Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara miratoi me shumicë votash edhe një rezolutë të hatruar nga palestinezët ku i kërkohet Izraelit që brenda 12 mujash të ndalë okupimin e tij të paligjshëm të këtyre territoreve.



