Vrasja e gazetarit sllovak, kryeministri del para mediave me shpërblimin 1 milion euro për informatorët

Vrasja e gazetarit sllovak, kryeministri del para mediave me shpërblimin 1 milion euro për informatorët

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, ka dalë para mediave me 1 milion euro shpërblim për këdo që ofron informacione për vrasjen e gazetarit investigativ, Jan Kuciak, dhe të dashurës së tij, Martina Kusnirova.

Fico i mori me vete paratë, të gjitha prerje 100-she dhe 50-she, në përpjekje për të bindur ata që kanë informata që të bashkëpunojmë me autoritetet për këtë vrasje.

Kuciak ishte 27 vjeç dhe u vra në shtëpinë e tij në Velka Maca, një zonë në perëndim të Sllovakisë, jo shumë larg Bratislavës. Bashkë me të u vra edhe e fejuara e tij, Martina Kusnirova, 27 vjeç edhe ajo. Ata janë vrarë me armë zjarri: Jan në gjoks, ndërsa Martina në kokë. Kuciak punonte në “Aktuality” prej 3 vitesh. Ai po investigonte prej disa muajsh në lidhje me fondet e Bashkimit Europian që i jepen Sllovakisë dhe shpesh nuk shpenzohen në mënyrë transparente. Kuciak ka punuar edhe për skandalin “Panama Papers” me informacionet e dala nga studioja “Mossack Fonseca”, falë të cilave është rindërtuar skema e mbi 200 mijë kompanive offshore.

Kuciak kishte bërë investigime serioze në lidhje me kryeministrin socialdemokrat, Robert Fico, dhe në mënyrë të veçantë me dy prej ministrave të kabinetit të tij: Robert Kalinak dhe Jan Pociatek. Objektivi i tij i fundit ishte biznesmeni Marian Kocner, të cilin e akuzonte për operacione jo transparente fiskale dhe menaxhim të paqartë të fondeve europiane. Ditët e fundit, ai kishte shkruar në “Facebook” se kishte bërë një denoncim pas një kërcënimi që i kishte ardhur. Dyshimet e fundit janë se në vrasjen e tij kanë gisht pjesëtarë të organizatës mafioze italiane “Ndragheta”. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy