Sulejman Starova ka zbuluar në emisionin “EuroZone” në MCN TV, se Sherif Kallaku është rikthyer te Teuta dhe do të jetë pjesë e durrsakëve deri në janar në huazim. Drejtori i Teutës, u shpreh se skuadra ka objektiv të madh, për të kaluar Sheriff Tiraspol në Champions League.
“Kallaku është rikthyer te Teuta në huazim deri në janar. Sapo ka mbërritur në Rinas dhe është një afrim i rëndësishëm. Shpresoj të rritet skuadra. Kemi objektiv të kalojmë Sheriff Tiraspol.”, tha Starova.
Gjithashtu ai foli edhe për gjysmëfinalen e Europianit, mes Italisë dhe Spanjën, duke thënë se skuadra e Enrique ka qenë brilante në lojën me top.
“Nëse dëgjon deklarata e të dy trajnerëve, kuptohet që duhet kujdes. Të dy palët thonë që ky takim nuk ka favoritë, duke shpërndarë edhe respekt për kundërshtarin. Kjo ndeshje si për spanjollët dhe për italianët, duhet të japin maksimumin. Spanja ka qenë brilante në zotërimin e topit, nëse ia fsheh edhe Italisë, atëherë janë gjërat ndryshe. Italisë i mungon një pikë shumë e fortë si Spinazzola. Emerson është lojtar i mirë, por nuk e bën punën e tij. Di Lorenzo nga e majta dhe Toloi në të djathtë, do jetë më mirë. Te Italia e kanë si qëllim që të kënaqin të gjitha, Spanja erdhi me polemika të mëdha deri këtu, u kritikua edhe për lojën. Nuk janë të mira për grupin këto. Këtë e kaloi dhe tani e kthyen në simpati. U bënë një frymë grupi. Te entuziazmi janë të dyja njësoj.”, përfundoi Starova.



