Fermeri Julian Guri, i cili pati sot përplasje në Këshillin Bashkiak të Maliqit, tha në një lidhje për edicionin e lajmeve në Mcn Tv tha që kërkon dëmshpërblim pasi përmbytjet s’u kanë ardhur nga natyra, por nga mosfunksionimi i kanaleve dhe mospastrimi i lumit. Ai paralajmëroi se do të vazhdojnë protestat dhe do të jetë përballë Kryeministri. Ndër të tjera fermeri tregoi se ai nuk është dëmshpërblyer as për përmbytjen e parë.
“Janë bërë përllogaritjet, dhe asnjë s’paraqitet të japë një përgjigje konkrete, thjesht na gënjejnë. Duam përgjigje konkrete. Do vazhdojmë me protestat, s’kemi rrugë tjetër. Kërkesat tona janë të dëmshpërblehemi. S’na ka ardhur nga natyra, por mosfunksionimi i kanaleve, nga mospastrimi i lumit. Është për faj të atyre. Thjesht vijnë bëjnë ndonjë foto atje me skavatorë, edhe i heqin prapë. Kam që përmbytjen e parë, që mu përmbytën 200 dynym me patate. Kam dy muaj me këtë pjesë. Mora kredi 50 milionë dhe më ndodhi përmbytje e dytë. Çfarë mund të bëjë unë?! S’është nga Zoti, por mospastrimi i kanaleve. Duhet shpallur gjendja e emergjencës. Ne na ka te Kryeministria gati. Kush e ndjen le të vijë”.



