Nënkryetari i PD-së zyrtare Roland Bejko tha në Mcn Live se do t’i bashkohej protestës së opozitës nëse Berisha do të tërhiqej dhe do t’i hapte rrugë një lidershipi të ri. Bejko tha ndër të tjera se do të mërzitej më shumë nëse Blinkeni s’do takonte SPAK-un, se sa Bashën. Bejko dha dy arsye të mundshme përse Blinkeni nuk e takoi Bashën, ku e para lidhet me paqartësinë juridike të PD-së, dhe e dyta sipas tij mund të jetë fakti që Sekretari amerikan i Shtetit nuk ekzekutoi elementin e demokracisë në Shqipëri.
Jemi në një moment reflektimi sidomos kur ka përvjetore të tilla si 20 shkurti, që simbolizon rënien e simboleve të diktaturës, rënien e idhujtarive. Ky 33 vjetor kërkon reflektim jo vetëm të politikës, por të gjithë qytetarëve shqiptarë. Nëse do vazhdojmë vetëm me retorikë dhe eufori politike, për shfrytëzimin e datave vetëm për interesa politike nuk ndryshon dot asgjë. Unë e quaj berishizëm sot faktin që sot kemi punizmin në politikën shqiptare, që e trashëgojmë në formën e berishizmit, që mban gjallë konfliktin, të ndryshmin, deri në asgjësimin e kundërshtarit, dhe mbajtjen gjallë të turmave, që janë elemente te populizmit. Por populizmi dhe punizmi s’janë larg. Këtë protestë e ka thirrur Berisha, ai e ka njoftuar nga kati i 8-të. Madje ditën që Gaz Bardhi ka shkuar te rruga ‘Mustafa Matohiti’. E vërteta është që është thirrur nga z.Berisha. Patjetër që inkurajoj çdo lloj proteste në Shqipëri, s’e them këtë për sofizëm, sepse jam rritur me protesta. Nuk është idhull kryetari i partisë. Berisha s’është rastësisht atje, Berishën e mbajnë me votë, dhe 80-90 për qind e votave janë të Berishës. Lajmi më i madh për shqiptarët është të dalë Berisha në ballkon, të thotë unë do ta zgjidh vet problemin tim personal, PD është e çliruar nga mua, zgjidhni një lidership dhe program të ri, dhe unë do t’u mbështes shpirtërisht siç më keni mbështetur. Nëse do ta bënte këtë Berisha, unë do bashkohesha me demokratët, dhe do ftoja të gjithë demokratët të bashkoheshin. Kjo është zgjidhja më e mirë pa kosto për demokratët. Nëse nuk ndodh kjo për opozitën do jetë shumë e vështirë ta mundë Ramën.
Edhe unë do doja që Blinkeni të takohej me Bashën. Kjo s’ndodhi dhe ka disa shpjegime. Vizita e fundit në selinë e PD ka qenë e z.Escobar që është takuar me Gaz Bardhin dhe drejtues të tjerë të PD-së. Vizita ndodhi në momentin kur Gjykata e Apelit kishte rrëzuar vendimin e Zhukrit dhe legaliteti kishte kaluar te PD. Sot jemi në kushtet ka një paqartësi juridike më shumë se vitin e kaluar. Nuk jemi në një proces të qartë juridik. Aspekti i dytë, do të thoja që ministrat e Jashtëm udhëhiqen në 4 shtylla: Demokracia, siguria, drejtësia dhe diplomacia ekonomike. Blinken ekzekutoi tre të dytat dhe nuk ekzekutoi elementin e demokracisë. Unë do mërzitesha më shumë nëse s’do takonte SPAK-un se sa Bashën. Unë po të isha në vendin e Bashës do dilja para shqiptarëve dhe do thoja, ky është fakt, PD-ja është ndarë, nga njëra anë është non grata, dhe nga ana tjetër jam unë që dikur e kisha mbështetjen dhe tani më kërkojnë prova të forta dhe do punoj për t’i siguruar. Ky që po bëj është spekulim, sepse nuk e dimë. Jemi në rrugën e duhur pasi nuk kemi ngarkesa të lidhjeve me komunizmit, sigurimit të shtetit, apo të korrupsionit nga e shkuara. Kemi aspirata të qarta properëndimore. Ne mendojmë që jemi në rrugën e duhur, a do ta fitojmë ne simpatinë e popullit shqiptar, do varet nga ne”.



