Stuhia e dëborës godet Nju Jorkun, anulohen qindra fluturime, mbyllen shkollat (VIDEO)

Stuhia e dëborës godet Nju Jorkun, anulohen qindra fluturime, mbyllen shkollat (VIDEO)

Një përzierje e reshjeve të dëborës dhe ato të shiut po bie përgjatë bregdetit lindor në SHBA duke sjell njëtjetër valë e të ftohtit në rajon.

Rreth 15 deri në 25 centimetër dëborë pritet të regjistrohet në qytetin e Nju Jorkut gjatë mesditës dhe rreth 50 centimetër në zonat më rurale të Shtetit të Nju Jorkut, Nju Xhersit dhe Connecticut.

Nga reshje e dendura të dëborës janë anuluar qindra fluturime në aeroportet e Nju Jorkut.

Rreth 470 fluturime, ose rreth 37% e totalit të planifikuar për nisje apo mbërritje në aeroportin ndërkombëtar të JFK-së, u anuluan rreth orës 09:00 sipas asaj lokale, 550 fluturime ose 44% për aeroportin ndërkombëtar të Newark dhe 485 (42%) për aeroportin e La Guardias, që lidh kryesisht shtetet amerikane, sipas web-it që ndjek fluturimet FlightAware.

Agjencia që mbikëqyr tre aeroportet, Autoriteti Portual, i cili është kritikuar gjerësisht për kaosin e krijuar pas reshjeve masive të dëborës në fillim të janarit, bëri me dije se çdo aeroport kishte marrë si masë paraprake pajisjen me shtretër portativë, batanije, pelena dhe qumësht për foshnja.

Shkollat publike të Nju Jorkut, gjykatat si dhe shërbimet publike vijojnë punën si zakonisht.

Edhe në vende të tjera reshjet e borës kanë qenë të dendura si në pjesë të New England në Pensilvani dhe Masaçuset, ku trashësia e dëborës ka arritur deri tani 18 centimetra, ndërsa pjesët e Maine dhe New Hampshire mund të arrijë shumë ditën e enjte.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy