Gjykata Speciale cakton 21 korrikun për seancën e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Gjykata Speciale cakton 21 korrikun për seancën e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë caktuar seancën e radhës ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish- krerëve të tjerë të UÇK.

Mësohet se seanca e radhës do të mbahet të mërkurën, më 21 korrik në orën 14:30. Ajo do të mbahet në prezencën e mbrojtjes, përfaqësuesit të Zyrës për Viktimat dhe Prokurorisë.

Seanca pritet të jetë konferencë për ecurinë e çështjes së Thaçit dhe të tjerëve.

Palët e lartëpërmendura kanë të drejtë që deri me 16 korrik t’i dërgojnë parashtresat e tyre me shkrim, nëse dëshirojnë ta bëjnë këtë apo në të kundërtën argumentimet do t’i japin vetëm në seancë.

Ndërkohë, më 14 korrik, do ketë konferencë nga ora 15:00 për ecurinë e çështjes së Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy