1534 gjoba për shoferët nga policia në 24 orët e fundit, ‘fluturojnë’ edhe 66 patenta

1534 gjoba për shoferët nga policia në 24 orët e fundit, ‘fluturojnë’ edhe 66 patenta

Ditët e fundit të plazhit dhe sidomos fundjava kanë kushtëzuar trafik në disa rrugë të vendit. Për këtë arsye policia ka rritur kontrollet në rrugët që të sjellin në drejtim të Tiranës dhe Morinës ku për rrjedhojë ka pezulluar 66 patenta, ka vendosur 1534 gjoba dhe ka arrestuar 19 shoferë.

39 patenta janë hequr për shkak të shpejtësisë mbi normat e lejuara e cila varionte nga 40-80 km/h, ndërkohë pjesa tjetër, 27 patenta, janë hequr për shkak se shoferët lëvinzin të dehur në timon.

Janë arrestuar në kushtet e flagrancës, për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 10 drejtues mjetesh, ndërsa 9 të tjerë janë arrestuar për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Janë vendosur 324 gjoba për parakalime të gabuara dhe 19 për mosrespektim të sinjalistikës rrugore dhe manovra të rrezikshme në rrugë dhe 7 gjoba maksimale me vlerë 30 mijë lekë të reja, pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj.

156 gjoba për mosvendosje të rripit të sigurimit, 184 për përdorim të celularit, 79 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, 456 masa për parkime të gabuara, 18 gjoba për shkelje të semaforit, 99 masa për mosdhënie përparësie këmbësorëve dhe 211 për shkelje të tjera të kodit rrugor.

Janë bllokuar 11 automjete, pasi rezultoi se drejtuesit e tyre kishin të pashlyera më shumë se 5 gjoba.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy