Kurti pas takimit me Thaçin: S’ka asnjë alternativë përveç zgjedhjeve

Kurti pas takimit me Thaçin: S’ka asnjë alternativë përveç zgjedhjeve

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se Kushtetuta e Republikës së Kosovës nuk ofron zgjidhje të tjera përpos zgjedhjeve të reja.

Kurti, pas takimit me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar para gazetarëve se ai nuk ka pranuar të flasë me presidentin për mundësinë e formimit të një shumice të re parlamentare. Ka thënë se “nuk mund të shpërfillim nenin 82.2 të Kushtetutës”. Ai tha se pyetjes së presidentit për një qeveri të re, iu janë përgjigjur negativisht duke deklaruar se bashkë mund të bisedojnë vetëm për zgjedhje të reja.

Përpjekjeve të presidentit që ne të flasim për qeveri të re për kandidatura të reja iu jemi përgjigjur me qëndrimin tonë që nuk mund të kapërcejmë diku tjetër duke shpërfillur e mohuar nenin 82. 2 të Kushtetutës që thitë se pas mocionit të mosbesimit ajo çka ngelet është të shkohet në zgjedhje të reja”, ka thënë Kurti.

“Presidenti u zotua që do ta respektojë kushtetutën ligjim dhe praktikat e mëhershme e ne të gjithë e dimë se cilat janë praktikat e mëhershme. Ne e theksuam këtë qëndrim tonin që presidenti nuk do të duhej të merrej me emra njerëzish e partisë por data për zgjedhjet e reja në kalendarin e këtij viti”, tha Kurti.

 “Tash besoj duhet të jemi të kujdesshëm kë e citojmë dhe si e citojmë prej atyre që ju i keni në mendje me emra konkret, por te ne i paraqitni si interpretues të Kushtetutës. Për nenin 82.2 jemi të gatshëm të takojmë hapur gjerë e gjatë për presidentin, ndërkaq, jashtë temës së këtij neni dhe jashtë temës së luftimit të përhapjes së COVID 19 deklaruam se jemi të gatshëm të diskutojmë vetëm me shkrim, që të eliminojmë çfarëdo mundësie për keqkuptim apo pasaktësi. Pra jemi të gatshëm të bashkëbisedojmë, veçse me shkrim nëse tema për të cilën do presidenti është jashtë këtyre. Është gabim të shkohet në nenin e 6-të pa e kaluar kapitullin e 4-tët që është Kuvendi”, ka thënë Kurti.

Kurti, në një letër dërguar Thaçit para takimit, i ka thënë presidentit se do të takohet me kënaqësi me të, për të folur lidhur me hapat e mëtejmë sipas kushtetutës, pas mocionit për rrëzimin e Qeverisë.

Ai ka kërkuar nga Thaçi që të respektojë kushtetutën duke shkruar se Kosova ka nevojë për një president që e respekton atë deri në çdo pikë e presje.

Presidenti Hashim Thaci pritet të takoj sot edhe liderët e partive të tjera.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy