Një vit pas tërmetit në Shijak/ Arbana: Nga 567 banesa individuale, 100 janë drejt përfundimit (VIDEO)

Një vit pas tërmetit në Shijak/ Arbana: Nga 567 banesa individuale, 100 janë drejt përfundimit (VIDEO)

Një nga zonat e dëmtuara nga tërmeti i vitit të kaluar ishte edhe Shijaku. Kryetari i Bashkisë së Shijakut, Elton Arbana, duke bërë një vlerësim të procesit të rindërtimit, pas një viti, përmes Skype, ne edicionin e lajmeve në TvT, tha se nga 567 banesav individale të evidentuara si të dëmtuara, 100 janë drejt përfundimit.

“Deri tani ka 567 individuale që poo ndërtohhne në bashkinë e Shijakut, nga të cilat 50 kanë mbaruar  dhe për 50 të tjera do të bëhet dorëzimi nesër. Për ta përballuar fazën e banesave deri në 2020 do te jenë të pëfunduara. Ndërkohë janë 30 pallate që janë demoluar dhe po bëhet infrastruktura e brendshme drejt përfundimit.

Bashkia ka bërë shpërndarjen e granteve për DSL1, DSL2, DSL3, për një mijë familje, për shprëndarjen e granteve, dhe meremetimin e 27 pallatave janë drejt përfundimit  edhe brenda datës 27 dhjetor".

Kryetari i Shijakut, potencion faktin se sa i përket strehimit të të gjitha familjeve të dëmtuara, ato trajohen me bonus qeraje, ndëkrohë që ende nuk ëhstë bërë zgjidhja për 80 familje që nukkanë një truall të caktuar për ndërtimin e shtëpive të tyre.

“Sa i takon strehimit, të gjitha familjet janë të strehuara dhe trajtohen me bonus të qersë, përsa i takon ndërtimit nga 567 banesa, kemi edhe 80 familje që nuk kanë truall të caktuar për të bërë një shtëpi më të madhe, për shkak të qertifikatës familjare, atyre nuk ju mjafton trualli, me këtë rast ka dy mënyra, njëra është se me kërkesën e tyre të transferohen në ambientet kolektive, dhe menyra tjetër është se atom und të përfitojnë  grantet për tu përshtatur kushteve që kërkojnë”.

Arbana, tha poashtu se në proces të rindërtimit posttërmet në Bashkinë e Shijakut, janë edhe katër objekte arsimore, nga të cilat dy gjimnaze në Shijak e Mamuras, dhe dy shkolla nëntëvjeçare, bashkë më një kopsht për fëmijë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy