
Janë zbardhur emrat e kryetarëve të 7 komisioneve parlamentare që do të drejtojë Partia Socialiste. Në krye të Komisionit për Çështjet Ligjore vjen Ulsi Manja, ndërkohë që drejtues komisionesh do të jenë edhe Çuçi, Hasani, Denaj, apo Klosi. Katër nga komisionet parlamentare i janë lënë opozitës, mes të cilave Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale.
KOMISIONET NËN DREJTIMIN E PS:
Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat - Do të drejtohet nga Milva Ekonomi
Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike - Do të drejtohet nga Ulsi Manja
Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes - Do të drejtohet nga Bledi Çuçi
Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm - Do të drejtohet Anila Denaj
Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural - Do të drejtohet Blendi Klosi
Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme - Do të drejtohet nga Igli Hasani
Komisioni për Nismat qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen institucionale - Do të drejtohet nga Fatmir Xhafaj
KOMISIONET NËN DREJTIMIN E PD:
Komisioni për Edukimin, Shkencën dhe sportet
Komisioni për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale
Komisioni për Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik
Komisioni për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën



