Dëmet pezull nga aksidentet, Mati: Vetting-u ka shkaktuar vonesa në gjykimin e çështjeve, kompanitë e sigurimeve përfitojnë nga rasti

Dëmet pezull nga aksidentet, Mati: Vetting-u ka shkaktuar vonesa në gjykimin e çështjeve, kompanitë e sigurimeve përfitojnë nga rasti

Viti 2023 ka qenë mjaft pozitiv për bilancet e kompanive të sigurimeve. Ato kanë rritur ndjeshëm arkëtimet me mbi 8%, për një total prej rreth 228 milionë eurosh, por nuk janë rritur me të njëjtin ritëm dëmshpërblimet e paguara prej tyre. Këto të fundit janë rritur me 1.8%. Nga ana tjetër raportohet një numër shumë i lartë dëmesh të mbetura pezull në drejtim të të dëmtuarve.

Për avokatin Fatjon Mati kjo situatë është shkaktuar kryesisht për shkak të procesit të vetting-ut, e cila ka shkaktuar vonesa në gjykimin e çështjeve.

Përmes një lidhje “Skype” me studion e emisionit “MCN Economy”, Mati tha se kjo gjë shfrytëzohet në maksimum nga kompanitë e sigurive.

Më tej, Mati tha se ligji për sigurimet ka nevojë për ndërhyrje.

Ligji sapo është ndryshuar në vitin 2021, ka mangësitë e veta, ka nevojë për ndërhyrje, por nuk është ky problemi i vonesave. Vonesat kanë filluar menjëherë pas ligjit për vetting-un. Kur shteti ka ndërhyrë për vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve, kjo ka shkaktuar vonesa në gjykimin e çështjeve dhe në ekzekutimin e rasteve të aksidenteve. Nëse ndodh një aksident automobilistik, ligji parashikon që do kryhen procedurat penale, për të iniciuar procesin për dëmshpërblim. Kompania nuk ka detyrim të paguajë dëmshpërblimin pa u ndarë fajësia dhe pa u përcaktuar kush janë fajtorët në një ngjarje.

Të gjitha këto, shkarkimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve shkakton vonesa në dhënien e drejtësisë, për personat e dëmtuar. Kjo po shfrytëzohet nga kompanitë e sigurimit. Kompanitë shfrytëzojnë rastin dhe nuk ofrojnë realitetin e  vlerave financiaret për personat e dëmtuar.

Kompanitë kanë afro 3 muaj për të kthyer përgjigje për vlerën e dëmit. Ato ofrojnë një vlerë minimale sa i përket vlerës, çka një avokat i fushës, nuk e pranon dhe nuk mund t’ia propozojë klientit. Jemi gjendur para diskutimit me drejtuesit e kompanive të sigurimit ku thonë këto janë vlerat dhe thonë prisni apelin. Sistemi është në një lloj kolapsi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy