Ata që vendosen me ligj vrasjen e qytetarëve

Ata që vendosen me ligj vrasjen e qytetarëve

Kur vdes dikush, qoftë dhe aksidentalisht në jemi mësuar të themi: aty e pati, ashtu e kishte shkruar perëndia. Por për nga natyra ne priremi edhe të themi PO SIKUR! Dhe rendisim pandehma pa fund. Sikur të mos kishte ndodhur kjo, sikur të mos kishte kaluar andej, sikur të ishte më i kujdeshëm, nëse nuk do të ngutej e plot të tilla. Po gjithmonë pas pandehmave ka vend për të nxjerrë një mësim, pas tyre gjithmonë fshihet diçka e vërtetë që shpesh bëhet tragjike.   

 

I tillë ka qenë fati i një familje të thjeshtë shqiptare, i një nëne që humbi dy fëmijë në një aksident rrugor në Golem. Ajo shkonte drejt burgut të Rrogozhinës, së bashku me të vegjlit e vet për të parë bashkëshortin e saj të dënuar për ndërtimin e një çatie.

 

Një ngjarje tragjike për atë familje që çjerr maskën e një pushteti vrasës që rend drejt parasë pa pyetur për asgjë, një pushteti që dënon të pafuqishmin dhe mbështet të fuqishmit në krim.

 

Aksidenti i nënës me fëmijët e saj në Golem, nuk ka nga pas thjeshtë pandehma e sikur. Ai nxjerr zbuluar një realitet ulëritës.

 

Karburanti në anë të rrugës së aksidentit tragjik të Golemit kishte mundur të ndërhynte në një autostradë kombëtare. Ndërkohë që Edi Rama, në emër të shtetit ligjor, e kishte çuar në burg babain e dy fëmijëve fatkeqë që humbën jetën. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy